You are here
Home > Futboll Bota > Koha për komplimente! Trajneri i Wolfsburgut : Rexhbecaj  po shkëlqen

Koha për komplimente! Trajneri i Wolfsburgut : Rexhbecaj  po shkëlqen

Bundesliga duket një ougur i mbarë për talentin nga Kosova. Elvis Rexhbacaj po kalon ndeshje pas ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. I aktivizuar herë pas here me “ujqërit” 20 vjeçari nga Prizëreni ka lënë shije të mirë edhe tek trajneri i tij.  Ky I fundit nuk ka kursyer as lëvdatat për mesfushorin shqiptar.

“Rexhbecaj ka zemrën, qëndrimin dhe dashurinë që i nevojitet për këtë sport, ai e jeton futbollin. Di të dalë nga situatat ku ndodhet në presion dhe shtyn skuadrën përpara. Kjo është mirë dhe ne jemi të lumtur me të. Ai është duke shpërblyer herë pas here me besimin tim dhe të gjithë jemi të kënaqur në lidhje me këtë lojtar”, ka thënë Labbadia.

Wolfsburg ka arritur rezultate pozitive ndeshjet e fundit. Ata ndodhen përkohësisht në vendin e shtatë me 9 pikë duke lënë pas disa nga skuadrat më të mira gjermane si Schalke, Bajer Leverkusia, Frankfuritin e tij. Momentalisht Elvis Rexhbacaj është pa kombëtare. Në garë për shërbimet e 20 vjeçarit mbetet Shqiperia dhe Kosova, duke qenë se Gjemania mbetet shumë larg për mesfushorin./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top