You are here
Home > Futboll Bota > Koha kur Igli Tare shfaq gjithë vlerat, pranë marrjes së kampionit të heshtur te Juventusi

Koha kur Igli Tare shfaq gjithë vlerat, pranë marrjes së kampionit të heshtur te Juventusi

Ky është momenti kur Igli Tare shfaq të gjitha vlerat e tij në Itali, ndërsa jemi në periudhën e merkatos së verës. Gjithmonë legjenda e Kombëtares di të godas me transferimet që kryen, prandaj edhe zgjidhet si më i mirë në Serinë A në detyrën që zotëron.

Së fundmi “bomba” është hedhur në mediat boshnjake, të cilat shprehen se Mario Mandzukiç është shumë pranë Lacios. Faktikisht flitet për kampionin e heshtur të Juventusit, që ndoshta nuk është idhulli i tifozëve dhe njeriu më i dashur, por është gjithmonë jetik në ndeshjet më të rëndësishme.

Padyshim që flitet për objektivin kryesor të Tares për t’u mbyllur në këtë merkato, për të transferuar sulmuesin e bardhezinjve te Lacio. I vetmi problem që e pengon disi lëvizjen, është fakti se futbollisti 33-vjeçar përfiton 5 milionë euro në vit dhe buxheti i kryeqytetasve nuk mund ta përballoj një shifër të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top