You are here
Home > Kombëtarja > Koha e shqiptarëve/ Nuk kanë të ndalur në Europë, Keidi Bare dhuron asist për Malagan (VIDEO)

Koha e shqiptarëve/ Nuk kanë të ndalur në Europë, Keidi Bare dhuron asist për Malagan (VIDEO)

Tashmë është koha e shqiptarëve, ndërsa të shumtë janë lojtarët tanë që po shkëlqejnë në arenën europiane. Listës i është bashkangjitur edhe Keidi Bare, që tashmë duhet të shihet seriozisht nga Panuçi.

Mesfushori fierak sapo ka dhënë një pasim fantastik për Adrian, që ka sjellë edhe golin e parë për Malagan. Kjo e fundit është duke fituar në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Almerias, ndërsa është pretendentja kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit të Spanjës.

Ndërkohë që Bare vjen pas tre ndeshjeve fantastike të realizuara me Malagan, teksa ka qenë titullar nga minuta e parë. Ndaj Almerias duket të jetë një vazhdim historie, ndërsa ai asist i dhënë për Adrian nga krahu i djathtë ishte një pasim kalibri që i tregon më së miri aftësitë e shqiptarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top