You are here
Home > Kombëtarja > Koha dhe mediat punojnë kundër tij, i tepërti Abazaj: Trajneri e ka marrë vendimin!

Koha dhe mediat punojnë kundër tij, i tepërti Abazaj: Trajneri e ka marrë vendimin!

Ajo aventurë e Kristal Abazajt në Belgjikë nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu, futbollisti shqiptar kaloi me një hap gjiganti, duke u transferuar nga Luftëtari drejt Anderlehtit, për të kryer një nga lëvizjet më të bujshme për futbollistët shqiptarë.

Megjithatë një dëmtim i pësuar dhe shumë peripeci e ndoqën Abazajn, që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Anderlehtit, megjithëse shkojmë në mesin e kampionatit. Një sinjal pozitiv ka ardhur nga ndeshja e fundit, atje ku Abazaj u shpall si më i miri i takimit, në atë ndeshje të zhvilluar nga rezervat e Anderlehtit kundër Lokerenit.

Por koha nuk premton, Abazaj duhet të tregojë gjithë potencialin dhe aftësitë që zotëron, pa u hapur ende merkato e janarit, pasi klubi i njohur belg nuk do të ketë asnjë mëdyshje në lidhje me të.

Nga ana tjetër, mediat nuk janë duke e përkrahur shumë futbollistin shqiptar. E nëse këtë nuk e kanë bërë ato shqiptare, si mund ta bëjnë mediat belge? “Votebal24” shkruan e sigurt se Kristal Abazaj do të jetë një nga emrat që do i largohet Anderlehtit në janar. Në luftë kundër kohës, mediave dhe gjithë kritikëve, Kristali do ia dalë edhe këtë herë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top