You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Klubi i sulmuesit të Kosovës në qendër të kritikave, përdorin femra dhe jo fëmijët për të kapur topin

Klubi i sulmuesit të Kosovës në qendër të kritikave, përdorin femra dhe jo fëmijët për të kapur topin

Zakonisht jemi mësuar që për të kapur topat e dalë jashtë fushës së blertë, përdoren fëmijët e vegjël. Por një zgjidhje e re na vjen nga Italia, e më saktësisht nga klubi i Viçenzës, atje ku luan edhe sulmuesi Ardit Gashi.

Skuadra e futbollistit që është grumbulluar edhe nga Kosova U-21 përpara disa kohësh, përdor disa femra të vogla të moshës rreth 15-16 vesh, për të kapur topat që dalin nga fusha. Nuk mbaron këtu, veshja e tyre është shumë e shkurtër dhe qëllimi seksist është i pastër.

Kjo sjellë reagimin e fortë të tifozëve të klubit dhe ambientit sportive në Itali, të cilët e cilësojnë si të padrejtë të gjithën këtë situatë të krijuar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top