
Vetëm pak ditë më parë mori bujë lajmi, që skuadra e Totenhemit kishte shfaqur interesim për Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar kërkohej me ngulm nga skuadra angleze sipas vetë mediave pranë këtij klubi, ndërsa nëse shohim gjithë historinë e këtij ekipi, asnjë shqiptar nuk ka qenë më parë pjesë e tij.
Totenhemi aktualisht garon në nivelet më të larta të futbollit, duke qenë një skuadra pretendente për të rivalizuar në titullin kampion, por duke u hapur jo pak punë edhe të mëdhajve në “Champions League”. Megjithatë, Totenhemi ka një problem që i vjen nga porta.
Lloris nuk bind në asnjë mënyrë të vetme dhe për këtë arsye drejtuesit janë duke menduar për zëvendësuesin e tij. Ende nuk bëhet e ditur se deri ku po shkojnë tratativat për afrimin e Strakoshës, ndërsa bëhet e ditur së fundmi fakti se Totenhemi po monitoron me kujdes portierin e Bërnlit, Nick Pope. Megjithatë tifozët nuk e përkrahin shumë këtë të fundit, duke parë faktin se vjen nga një ekip të vogël dhe me pak ndikim në Angli. /Shqiperia.ch/