Skuadra e Liverpulit ditën e nesërme luan në Beograd kundër skuadrës së Cervena Zvedes, sfidë kjo e vlefshme për Champions League. Për këtë përballje është krijuar një diskutim tepër i gjatë për grumbullimin e lojatrit me orgjinë shqiptare që luan tek “The Reds”, Xherdan Shaqiri.
Në një konferencë përpara pak ditësh, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, në një konfercë për shtyp u shpreh se akoma nuk e kishte vendosur se nëse Shaqiri do të luante në këtë sfidë apo jo. Ditën e sotme Klopp ka dalë në një komunikatë zyrtare për mediat, teksa vë në duke që lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Liverpulit në Beograd për ndeshjen kundër Cervena Zvezdës. Gjermani deklaroi se skuadra e tij po shkon në kryeqytetin serb për të luajtur futboll dhe jo për të qënë pjesë e politikës.
Gjithashtu ai tregon se Shaqiri e ka mirkuptuar vendimin e tij, që të mos jetë pjesë e skuadrës së Luverpulit në këtë ndëshje.
““Ne jemi duke shkuar vetëm për futboll. Kjo nuk ka lidhje me politikës. Është gjithçka rreth futbollit. Nuk shqetësohem për asgjë, thjesht po shkoj atje për të luajtur.
Ne jemi Liverpuli, një klub i madh, me një histori të madhe, por nuk kemi mesazhe politike. Duam të fokusohemi vetëm te loja dhe asgjë tjetër. Duam të jemi të respektueshëm dhe kjo është arsyeja se pse Shaqiri nuk është në skuadër. Ai e pranoi dhe e respektoi vendimin.
Shaqiri është lojtari ynë, ne e duam atë dhe do të luajë shumë për ne. Por jo ndaj Crevenës. Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Beogradin dhe Serbinë nga njerëzit që kanë qenë atje më pare”, u shpre Jurgen Klopp. /Shqiperia.ch/