You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Klod’ Duro vesh  kollaren, do të drejtojë skuadrën shqiptare

Klod’ Duro vesh  kollaren, do të drejtojë skuadrën shqiptare

Klodian Duro i rikthehet karrierës së tij si trajner pasi dorëzoi fanellën e kombëtarës. Ish-mesfushori kuq e zi  tani ka një kontratë me Kamzën. Ekipin i Superligës ka njoftuar arritjen e marrveshjes teksa pritet që nesër të bëhet prezantimi në ambjentet e Klubit. Kështu, Duro do të zvendësojë ikjen e Bledar Devollit. 

40 vjeçari ka drejtuar më herët edhe ekipin e Kukësit. Duro mori drejtimin e verilindorëve më 24 nëntor 2015 për gjysmë sezoni duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Si lojtarë Duro ka qenë një nga të pazvendësueshmit në fushë, ndërsa nga sot, me mjaft interes do të ndjekim aventurën e re si trajner./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top