Klodian Duro i rikthehet karrierës së tij si trajner pasi dorëzoi fanellën e kombëtarës. Ish-mesfushori kuq e zi tani ka një kontratë me Kamzën. Ekipin i Superligës ka njoftuar arritjen e marrveshjes teksa pritet që nesër të bëhet prezantimi në ambjentet e Klubit. Kështu, Duro do të zvendësojë ikjen e Bledar Devollit.
40 vjeçari ka drejtuar më herët edhe ekipin e Kukësit. Duro mori drejtimin e verilindorëve më 24 nëntor 2015 për gjysmë sezoni duke fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Si lojtarë Duro ka qenë një nga të pazvendësueshmit në fushë, ndërsa nga sot, me mjaft interes do të ndjekim aventurën e re si trajner./Shqipëria.ch/