You are here
Home > Kryefaqja > Klement mban të njëjtin qëndrim, Zhegrova e bën sefte në “Europa League”

Klement mban të njëjtin qëndrim, Zhegrova e bën sefte në “Europa League”

Për herë të parë në “Europa Ligë”, lojtari dardanas Edon Zhegrova është grumbulluar me skuadrën e tij Genk, teksa këta të fundit luajnë sifidën e vlefshme për grupet e kompeticionit kundër ekipit turk të Beshiktash.

Duket se mesfushori shqiptar ia ka hedhur keqkuptimeve me trajnerin e skuadrës së tij, ku në kohët e fundit po grumbullohet rregullisht me skuadrën belge. Kujtojmë që Zhegrova për afro 2 muajsh nuk ishte në planet e numrit një të pankinës së Genk, Klement, por mesa duket Edoni po rikthehet në formën e tij, teksa në sifdat e fundit gjithashtu ka patur edhe minutat e tij në fushën e blertë.

Në orën 18:55, skuadra belge e Genk do të presë në shtëpi turqit e Beshiktash, ku me një fitore të mundshme mund të cilësohet me një këmbë në fazën pasardhëse të “Europa Ligë”. Gjithashtu lojtari dardanas pritet që ditën e sotme të bëjë edhe debutimin e tij të parë në një sfidë europiane, ku gjasat për këtë gjë janë tepër të mëdha./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top