
Një lajm i keq vjen për Shqipërinë nga grumbullimi në Tropikal. Sulmuesi i vetëm kualitativ i qendrës që Panuçi ka thirrur, Armando Sadiku, është dëmtuar dhe ka lënë në mes stërvitjen.
Kështu futbollisti i Luganos ka ndierë shqetësime fizike, që e kanë detyruar të lërë para kohe stërvitjen. Një gjëndje alarmi tashmë te Shqipëria, që nuk e ka një tjetër zëvendësues të Sadikut. Ftesa për të grumbulluar Manajn është refuzuar në ditën e djeshme siç raportoi në mënyrë ekskluzive “Shqiperia.ch”, pasi ky ishte vendimi i Albacetes. Ajo që shpresohet është se Sadiku do të jetë i gatshëm për Turqinë, por për këtë na duhet të presim. /Shqiperia.ch/