
Anderlehti ka prekur fundin dhe kjo tashmë është më e qartë se kurrë. Përveç paraqitjeve aspak të mira në kampionat, këtë herë “vulën” ia vë një eliminim i turpshëm në Kupë.
Ekipi i Anderlehtit ka humbur me rezultatin 0-3 nga ana e St Gilliose, ndërkohë që në letër kjo ndeshje konsiderohej e mbyllur përpara kohe. Surprizat ndodhin në futboll dhe e pamundura, ndonjëherë është thjeshtë…asgjë.
St Gilliose arrin të fitojë “çmendurisht” me rezultatin 3-0 në transfertë, ndaj ekipit më të njohur belg. Një humbje e tillë, sipas të gjitha gjasave do t’i bëj drejtuesit e klubit belg të marrin një vendim mbi trajnerin e tyre, ku nuk përjashtohet edhe një shkarkim i mundshëm.
Ky rezultat nuk mund të quhet aspak i mirë për skuadrën e Abazajt, por ky i fundit mund të buzëqesh disi. Trajneri aktual nuk e morri futbollistin shqiptar as në një ndeshje të tillë, për t’i besuar një vend në formacion, ndërsa me një ndryshim rrënjësor në ekip, mund të ndryshonte edhe fati i Abazajt. /Shqipëria.ch/