You are here
Home > Kryefaqja > Kishte dilema për zgjedhjen, tani Demhasaj e sheh ndryshe: Vesh fanellën më të bukur në botë

Kishte dilema për zgjedhjen, tani Demhasaj e sheh ndryshe: Vesh fanellën më të bukur në botë

Shkëlqim Demhasaj duket se është “blerja” më e re e dardanasve, teksa pak ditë më parë mori edhe nënshtetësinë e Kosovës. Demhasaj menjëherë sapo u bë shtetas zyrtarë i Kosovës, ka shprehur për “Telegraf”, emocionet e tij për këtë zgjedhje.

Për lojtarin 22-vjeçarë,  është një ndjenjë e pakrahasueshme, teksa është i gatshëm për Shaland për sfidat e ardhshme, sa herë që dardanasit të kenë nevojë. Gjithashtu Demhasaj tregoi se është një ëndërr e lojtarit e bërë në realitet, ndërsa pret me padurim po pret që të veshë fanellën e Kosovës. Ndërkohë që duhet theksuar fakti se deri vetëm para pak kohësh, vetë lojtari theksonte se ishte i pavendosur për zgjedhjen e tij, ndërsa tashmë fanellën e Kosovës e cilëson si më të bukurën në botë.

“Jam shumë i lumtur që jam pajisur me pasaportën e Kosovës. Tani jam i gatshëm dhe në dispozicion për trajnerin Bernanrd Challandes në ndeshjet e nëntorit. Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të shënuar shumë gola për Kosovën dhe për t’i bërë ëndrrat realitet të njerëzve tanë. Kam marrë vendimin e duhur për të luajtur me Kosovën. Ka qenë një vendim i marrë së bashku me familjen dhe agjentët e mi. Mezi po pres ta vesh fanellën më të bukur në botë, atë të Kosovës”, u shpreh Demhasa. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top