You are here
Home > Futboll Bota > “Kishte deformime në këmbë dhe nuk do të luante kurrë futboll”, Serbia kërkon merita te Shaqiri

“Kishte deformime në këmbë dhe nuk do të luante kurrë futboll”, Serbia kërkon merita te Shaqiri

Serbët duket se janë të tërbuar nga fakti se Xherdan Shaqiri nuk do të shkojë në “shtëpinë e tyre” për sfidën që ka skuadra e Liverpulit kundër Crevena Zvezdës. Këtë gjë akoma nuk e kanë kaluar, teksa gazeta më e madhe e tyre “Kurir”,ditën e sotme ka shkuar se pikërisht ata janë shpëtimtarët e Shaqirit.

Në një artikull të tyren, ditën e sotme ata shpjegojnë se shqiptari Xherdan Shaqiri ka lindur me deformime në  këmbën e tij të djathtë dhe kur ishte i vogël  ishte kuruar në Serbi. E për të vazhduar më tej, do të ishte përpjekja e doktorëve serbë, që Xherdani të mos kishte një jetë normale si të gjithë të tjerët, por të luajë në arenat më të njohura europiane.

“Shaqiri ishte me një deformim të lindur të këmbës së djathtë, këmbët e tij u kthyen nga brenda për shkak të mungesës së hapësirës në stomakun e nënës së tij dhe menjëherë pas lindjes, ai u dërgua nga Gjilani në Vranjë dhe pastaj në Beograd në Tirshov, ku ai u trajtua nga mjeku ynë i famshëm, një ekspert për deformime të tilla”, shprehet një doktori anonim, ku “Kurir”, nuk ja bën të ditur emrin.

“Është e pafalshme sesi Shaqiri shfrytëzon çdo rast për të na provokuar, ndërkohë që na ka borxh gjithçka”, mbyllet shkrimi për mesfushorin shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top