
Mërgim Vojvoda e festoi në mënyrën më të mirë datëlindjen, duke realizuar një gol fantastik në Belgjikë. Një gjuajtje nga distanca e shoqëruar edhe me një devijim me fat të kundërshtarit, bëri që portieri të mos e kishte mundësinë e reagimit.
Në një mënyrë të veçantë e ka festuar fitoren e arritur me rezultatin 3-0 nga Mouscron në kampionat dhe datëlindjen e tij mbrojtësi shqiptar. Ai është ngjitur në sektorin ku qëndronin tifozët dhe në versionin e një ultrasi, ka kënduar së bashku me ta, për të komanduar edhe futbollistët e skuadërs belge që gjendeshin aty pranë. /Shqiperia.ch/