
Amir Abrashi është rikthyer në fushën e blertë pas 11 muajsh te Freiburgu. Mesfushori shqiptar ka lënë pas dëmtimin e gjatë që e shoqëroi dhe tashmë gjendet në nivelin më të mirë.
Trajneri i Freiburgut nuk priti më gjatë, duke e aktivizuar menjëherë Abrashin në fushë edhe pse flitej për një takim të vështirë, si ai ndaj Shalkes në transfertë. Gjithçka u mbyll në një barazim pa gola, ndërsa është kundërshtuar shumë drejtësia e vendosur nga gjyqtarët.
Lojtari i Shqipërisë ka rrezikuar jo pak kartonin e kuq në pjesën e parë, ndërsa me një ndërhyrje të ngjashme të bërë nga lojtarët e Shalkes, Serdar do të dilte nga fusha. Pavarësisht se pritej që vendasit të ishin më në kërkim të golit, edhe kur kishte një barazim numerik të lojtarëve në fushë, Freiburgu ishte më mirë e vendosur në fushë.
Përtej polemikave që janë krijuar nga tifozët duke supozuar një veprim me dy standartëve të gjyqtarit ndaj Abrashit dhe Serdar, “pitbulli shqiptar” e ka gjetur ritmin e tij me 90 minutat e para. /Shqiperia.ch/