You are here
Home > Kombëtarja > Kishin dyshime mbi mbrojtësin e Shqipërisë: Tani e kuptuam përse trajneri i Arisit e aktivizoi Mavrajn!

Kishin dyshime mbi mbrojtësin e Shqipërisë: Tani e kuptuam përse trajneri i Arisit e aktivizoi Mavrajn!

Shumë dyshime kishte mbi mbrojtësin e Shqipërisë, sa i përket tifozëve të Arisit. Këta të fundit nuk ishin  të bindur nga Mërgim Mavraj, duke parë këtu edhe kohën e gjatë që ky futbollist kishte ndenjur pa ekip.

Megjithatë mjafton vetëm një shans dhe mbrojtësi shqiptar tregon vlerat e tij. Në derbin ndaj PAOK-ut, Mavraj ishte një nga futbollistët më të mirë të takimit. Vlerësimet e mëdha të marra në Greqi, nuk kanë të mbaruar për shqiptarin.

“Sporttime.gr” shkruan se tashmë është kuptuar arsyeja se përse trajneri Errera i besoi një fanellë të Arisit këtij futbollisti të ri, e për më të tepër në një ndeshje derbi si ajo ndaj PAOK-ut. Duket sikur ka vite që luan në fushën e lojës, Mavraj ka vërtet kualitete të mëdha. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top