
Rijeka është një nga ekipet më të mira në Kroaci, duke qenë një konkurrente deri diku dinjitoze për Dinamon e Zagrebit, megjithëse këta të fundit janë disi të pakapshëm në krye.
Rezultate të shumta pozitive ka marrë rradhazi skuadra e Rijekës, që mbi të gjitha shquhet për një sulm efektiv. Por për herë të parë pas 30 shtatorit të 2018 teksa luanin me Slaven Belupo, ky ekip nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës. Në takimin që sapo ka përfunduar ndaj Hajdukut të Splitit në shtëpi, gjithçka ka përfunduar me rezultatin 0-0, ndërsa nga minuta e parë te miqtë ishte Ardian Ismajli dhe Françesko Tahiraj.
Ky i fundit ka pasur edhe mundësinë për të gjetur avantazhin, por nuk ka mundur të bëj një gjë të tillë. Nga ana tjetër Ismajli vazhdon të jetë një mur i pakalueshëm dhe të gjejë vazhdimësinë e ndeshjeve të një niveli të lartë, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë tij. /Shqiperia.ch/