
Ashtu siç edhe “Shqiperia.ch” do të pasqyronte përpara pak ditësh, Kevin Dalipi i është bashkuar skuadrës së Arisit në përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi 18-vjeçar ka qënë pjesë e të rinjëve të Uest Hemit dhe është formuar në kampionatin anglez të futbollit.
Trajneri Pantelidis i ka dhënë një shans Dalipit për të bërë kalimin e madh, në skuadrën e parë ku do të kishte mundësinë edhe për të luajtur në “Europa League”. Por për të mbërritur deri këtu, lojtari shqiptar duhet të kaloj provën gjatë kësaj kohe.
Ndërkohë në Greqi është komentuar dhe nuk është lënë pa u vënë re afrimi i fundit i Arisit, duke e quajtur Dalipin si “thikën zvicerane”. Kjo për arsyen se ky futbollist përdoret në shumë drejtime, pasi luan jo vetëm në mbrojtje, por edhe si mesfushor shkatërrues. Për më tepër Dalipi i përdor të dyja këmbët shumë mirë, ndërsa shquhet edhe për fizikun e tij gjatë dueleve. /Shqiperia.ch/