
Sa e sa herë është përfolur për Eros Grezdën që do të jetë titullar me fanellën e Rangersit, por deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Talenti i Shqipërisë është aktivizuar në disa raste gjatë pjesës së dytë për fanellën e gjigantëve skocezë, ndërsa historia pritet të ndryshojë në takimin e nesërm. Rangersi do të luajë në shtëpi përballë Rapidit të Vienës, për ndeshjen e vlefshme për “Europa League”.
Duke parë formën që Grezda po tregon në stërvitje, debutimi i tij në këtë kompeticion është i garantuar, e vetmja gjë që diskutohet, është aktivizimi i tij ndoshta edhe nga minuta e parë. Në ndeshjen e parë, atje ku Rangersi barazoi në transfertë ndaj Vijarealit, nuk kishte asnjë minutë për talentin shqiptar.
Gjithashtu mesfushori 23 vjeçar, ndonëse nuk ka shumë minuta në këmbët e tij këtë fillim sezoni, ai është grumbulluar nga italiani Kristian Panuçi pë dy ndeshjet e Kombëtares, atë kundër Jordanisë miqësore dhe sfidën përball Izraelit. /Shqipëria.ch/