
Nëse më parë ka pasur kritika nga më të ndryshmet për trajnerin, këtë here duhet të heshtin, për të mirën e botëkuptimit të tyre.
Trajneri bën gjithçka dhe ka rolin për të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë në rast dështimi apo fitore, por janë edhe disa momente të veçanta si ai i Izraelit, që nuk e gjen një shpjegim. Thuhet se detyra e trajnerit, është të bëj futbollistët e kthjellët për të krijuar sa më aksione në portën kundërshtare, më pas janë këta të fundit që duhet të shtyjnë topin drejt rrjetës. Panuçi nuk mundet ta bëj atë gjë, që e ka bërë shumë vite më përpara si lojtar, nuk i lejohet të hyjë në fushë.
Kuqezinjtë krijuan aq shumë ndaj Izraelit, por pasaktësia e Balajt në disa raste dhe mungesa e fatit në shumë të tjera, bëri që të mos e provonim shijen e golit. Atëherë çfarë shkoi keq dhe duhej rregulluar në takimin e djeshëm? Çuditërisht asgjë, Panuçi mund të kritikohet për shumë ndeshje, por në atë të djeshmen nuk mund të flitet asgjë.
Sigurisht, Shqipëria nuk kërkon të kthehet në kokën e “humbjeve me nder”, por përgjegjësia e dështimit në këtë rast duhet të shpërndahet më gjerësisht, nuk ështe trajneri ai që duhet të goditet. /Shqiperia.ch/