Merkato e janarit është në prag të lëvizjeve të para. Klubet shfrytëzojnë pikërisht muajt nëntor dhe dhjetor për të ardhur direkt me surpriza, gjatë afatit të kalimeve dimërore.
Nëse deri vitin e shkuar De Laurentis mundohej të rriste klauzolën e Hysaj, për ta izoluar në qytetin e tij, sot presidenti duket se po mundohet të shtyjë sa më tepër rinovimin e mbrojtësit shqiptar. Tek napoletanët është parë qartë se Hysaj e ka tashmë një zëvendësues.
Në ndeshjet e fundit vendin e shkodranit e ka zënë i ri Makult dhe mesfushori Maksimovic. Nga ana tjetër Hysaj dhe menaxheri i tij, mësohet sipas mediave italiane të kenë kërkuar dyfishim të pagës, në rast rinovimi përtej vitit 2021 që mbrojtësi ka ende në kontratë.
Aktualisht 24 vjeçari paguhet 1.1 milion euro në vit ndërsa shuma e kërkuar shkon në 2.5 milion euro. Shuma “e kripur” mund të shtyjë drejtuesit e Napolit t’i tregojnë derën Hysajt me një mënyrë të sjellshme duke u justifikuar me afrimet e reja. Ndërkohë Sarri është në pritje të një mbrojtësi të djathtë. I preferuari i tij mbetet ende mbrojtësi i Kombëtares sonë.
Çelsi mund të shpenzojnë diçka më tepër duke qenë se e ka lluksin për investime të mëdha dhe afrimi i Hysajt mbetet betëm në dorë të De Laurentis. E sigurtë është se Elseid Hysaj në janar mund t’i hip avionit drejt një destinacioni të ri, atje ku e pret “dashuria e parë”./Shqiperia.ch/