You are here
Home > Kombëtarja > Kështu do të ishte që në fillim, te Osijeku për Abazajn: E donim në verë, me Anderlehtin e pamundur

Kështu do të ishte që në fillim, te Osijeku për Abazajn: E donim në verë, me Anderlehtin e pamundur

Kristal Abazaj i është bashkuar ekipit të Osijekut në formën e huazimit, pas një aventure për t’u harruar te Anderlehti. Në skuadrën belge nuk kishte hapësirë për futbollistin shqiptar, që arriti të linte pak gjurmë vetëm tek të rinjtë.

Tashmë në Kroaci ky futbollist do të përpiqet të bëj më të mirën e tij, ashtu siç do e arrinte në Shqipëri me Luftëtarin. Gjithë potenciali tek ky lojtar ekziston, ndërsa mbetet vetëm besimi i drejtuesve për t’u shpalosur në fushë. Te Osijeku një gjë e tillë do të jetë e mundur, madje kroatët e kanë kërkuar me ngulm shqiptarin që në merkaton e shkuar. Por futja në garë e Anderlehtit, do e bënte të pamundur një mision të tillë, ashtu siç do të shprehej edhe vetë drejtori teknik i Osijek, Alen Petroviç.

“Nga ajo që ne kemi parë, gjërat kështu duhet të kishin qënë që më parë. Ne e kemi ndjekur Abazajn për një kohë të gjatë dhe e dëshironim atë që në verë, kur ishte thënë se do të largohej ng a Shqipëria. Por kur vjen Anderlehti, është e vështirë që ndaj një klubi me financa të tilla, të bindësh një lojtar që të zgjedh një tjetër variant. Jam shumë i lumtur që e kemi këtu. Unë besoj se ai do na të tregojë atë që ka prezantuar duke luajtur për Luftëtarin. Në Shqipëri ishte më i miri në kampionat, duke u mundësuar të shkonte në Belgjikë, kampionat ky shumë i mirë. Fjalët tona janë më të mira për të dhe kualitetin që zotëron”, u shpreh Petroviç.  /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top