You are here
Home > Futboll Bota > Këshilla që vjen nga Shkodran Mustafi: Zgjohu Elvis, ëndrra me Gjermaninë nuk zgjat shumë

Këshilla që vjen nga Shkodran Mustafi: Zgjohu Elvis, ëndrra me Gjermaninë nuk zgjat shumë

“Ëndrra ime është që të përfaqësoj Gjermaninë, do të ishte fantastike. Padyshim që kjo është ëndërra e të gjithëve”, është shprehur së fundmi Elvis Rexhbecaj për “Sport Buzzer”. Teksa të gjithë e prisnin në Kosovë yllin e Wolfsburgut, mësohet se duhet të bëhet durim në këtë drejtim, pasi fillimisht duhet të kuptohet sesi do të veprojnë “pancerat”.

Por rasti i Shkodran Mustafit e këshillon qartë Elvis Rexhbecajn, se nuk duhet të gaboj për të përfaqësuar Gjermaninë. Kështu mbrojtësi në fjalë që ndryshe nga Rexhbecaj kishte kaluar të gjitha grupmoshat e “pancerave”, që luante me një ekip edhe më të mirë se Wolfsburgut, nuk arriti të zhvillonte më shumë se 12 ndeshje me atë fanellë, ndërsa tani është tërësisht jashtë listës.

Këtu flasim për takimet e rëndësishme që nuk përfshijnë ato miqësore dhe Kupën e Konfederatave, me të cilat shkojnë 20 në total. Pra ëndrra e Rexhbecajt mund të bëhet realitet, por një gjë është e sigurt, do të shijohet për farë pak kohë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top