You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Këshilla e Rashicës: Mos e quani Kosovën si përfaqësuese, na njohin si Kombëtare

Këshilla e Rashicës: Mos e quani Kosovën si përfaqësuese, na njohin si Kombëtare

Me pranimin e Kosovës në të gjithë organizmat më të larta të futbollit, dardanët kanë arritur të hedhin hapa të mëdhenj në një kohë të shkurtër. Flasim për Kosovën, që përfaqëson një trevë shqiptare.

Por këtu shpeshherë ka lindur edhe një diskutim, me disa njerëz që i quajnë dardanët si përfaqësuese dhe të tjerë si Kombëtare. Nëse duhet të jemi të drejtë deri në fund, atëherë fjala Kombëtare duhet të dalë nga fjalori kur flitet për Kosovën dhe këtu nuk ka diskutimin më të vogël, pasi është pjesë e Shqipërisë.

Tashmë është edhe Milot Rashica që e ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë çështje. Sipas fjalëve të publikuara nga “Gazeta Olle”, ylli i Werderit shprehet se të gjithë e njohin Kosovën si Kombëtare, prandaj kjo duhet të pranohet edhe nga të tjerët.

“Shumë prej Kosovës e kanë mërzi kur thonë Kombëtarja e Kosovës. Ata thonë se ne jemi përfaqësuese, ndërsa ata janë Kombëtare. Ne mundemi t’i themi vetes edhe Kombëtare edhe përfaqësuese, por vendet tjera na njohin si Kombëtare, askush nuk thotë se do të luajmë kundër përfaqësueses së Kosovës”, ka thënë Rashica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top