You are here
Home > Kombëtarja > Kërkonte vetëm një shans, Kaçe e shfrytëzon: Ishte vetëm ndeshja e parë e vitit, por nuk u pa në fushë

Kërkonte vetëm një shans, Kaçe e shfrytëzon: Ishte vetëm ndeshja e parë e vitit, por nuk u pa në fushë

Ekipi i Panathinaikosit arriti të merrte një fitore të vlefshme në transfertë gjatë ditës së djeshme, pasi mposhti me rezultatin 1-3 AEL-in.

Por ajo që e bënte më të bukur këtë fitore, ishte fakti që trajneri i Panathinaikosit luante me futbollsitët e rinjë, teksa më i vjetri gjendej në moshën 27-vjeçare në fushën e lojës. Nga minuta e parë, pati vend edhe për mesfushorin e Kombëtares, Ergys Kaçe. Ky i fundit arriti të justifikonte besimin e trajnerit, duke u vleresuar mbi mestare për paraqitjen e tij, megjithëse ishte vetëm ndeshja e parë në këtë sezon për të.

Në Greqi performanca e futbollistit të Kombëtares komentohet kështu: “Kaçe e gjen veten të rikthehet në ritmin normal të ndeshjes, megjithëse ishte vetëm ndeshja e parë e vitit për të. Kthehet me pasionin dhe rregullin e duhur, megjithëse mund të luaj edhe më mirë”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top