
Andi Llila është lojtari që ka më shumë ndeshje me kombëtaren shqiptare nga lojtarët që janë grumbulluar nga Panuçi. Legjionari ka plot 69 ndeshje të zhvilluara me fanellën kuqezi.
Pikërisht në ditën e djeshme, në sfidën kundër Jordanisë, mesfushori kërkonte me ngulm që të shënonte. Kjo gjë nuk ndodhi, teksa shpeshherë hidhej në aventurë duke goditur kuadratin edhe nga një distancë shumë e madhe. Këtë e pohoi edhe vetë në deklaratat pas ndeshjes, ndërsa komentoi se arsyeja pse këmbëngulte aq shumë për të shënuar ishte sepse pritet që t’i vijë në jetë vajza e tij dhe golin që mund të shënonte, do të ishte pikërisht një dedikim për fëmijën.
Mesfushori legjionar I Kombëtares arriti në shifrën e 69 ndeshjeve me fanellën kuqezi, ku dhe u shpreh se synimi i tij ishte të arrinte në shifrën e mbi 70 ndeshjeve me Shqipërinë. /Shqiperia.ch/