You are here
Home > Kryefaqja > Kërkon të “fundos” Shqipërinë me skemën e Kontes, trajneri i Izraelit: Kujdes! Ata luajnë në Itali

Kërkon të “fundos” Shqipërinë me skemën e Kontes, trajneri i Izraelit: Kujdes! Ata luajnë në Itali

Shqipëria do të ndeshet ndaj Izraelit në sfidën e 7 shtatorit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në drejtimin e ri të Andy Herzog, kundërshtarët e kuqezinjve do të tentojnë sërish të befasojnë në “Elbasan Arena”.

Pasi panë më vëmendje disa ndeshje të Shqipërisë dhe e analizuan më në detaje, te Izraeli kanë dalë në përfundimin se mbrojtja duhet të bëj kujdes me kundërsulmin e lojtarëve të Panuçit. “Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë në sulm, por gjithashtu edhe mbrojtësa të cilët luajnë në Itali. Megjithatë ne jemi një skuadër e mirë dhe do të përgatitemi për gjithçka”, ka thënë trajneri i Izraelit.

Herzog kërkon të “fundos” Shqipërinë duke praktikuar skemën e famshme që i ka dhënë aq shumë sukses Kontes. Ashtu siç e paralajmëruam dhe në ditën e djeshme, Izraeli do të luajë me 3 mbrojtës qendror dhe dy nga krahët të cilët do të jenë mbështetje të sulmit gjatë kohës që kuqezinjtë tanë do të ndodhen në mbrojtje, por që edhe do të tërhiqen për të përfunduar me 5 mbrojtës në kohën që Shqipëria do të ketë aksionet sulmuese. Sharan Yini, Ayed Habashi dhe Niso Kapiloto do të jetë qëndra e mbrojtjes, ndërsa Tawatta dhe Dasa do mbështesin nga krahët. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top