You are here
Home > Kryefaqja > Kërkon historinë ndaj Khabibit, Porier: Ka 364 ditë të tjera, unë vetëm 25 minuta ndaj tij

Kërkon historinë ndaj Khabibit, Porier: Ka 364 ditë të tjera, unë vetëm 25 minuta ndaj tij

Khabib Nurmagomedov do të rikthehet sërish në ring, për të matur edhe njëherë forcat që zotëron. Askush nuk ka dyshime për të, pasi nuk e ka provuar ende shijen e humbjes së parë, ndërsa fitorja me McGregor ishte padyshim edhe përmbushja e momentit kulminant.

Në datën 7 shtator në Abu Dhabi do të zhvillojë ndeshjen e rradhës në UFC, atë ndaj Dustin Poirier. Ky i fundit, që është në moshën 30-vjeçare, ka gjithë shansin për të shkruar historinë me një fitore.

Këtë e di më së miri edhe vetë “luftëtari” në fjalë, që ky është momenti më i artë dhe i vetëm në karrierë, për të lënë gjurmën e madhe në “UFC”. Por si mund t’ia dilet ndaj “të pathyeshmit”?

Poirier është shumë i qartë me llogjikën e tij: “Khabib mund të ketë 364 ditë të tjera në vit. Mua më duhen vetëm 25 minutat ndaj tij. Ai mund të ketë gjithçka tjetër. Unë duhet të jem më mirë thjesht për ato 25 minuta dhe jam 100% i sigurt se do e bëj këtë gjë”, ka thënë Poirier. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top