You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Kërkojnë të jenë vetëm mbrapa Gjermanisë, Shpresat e Kosovës pranë historisë

Kërkojnë të jenë vetëm mbrapa Gjermanisë, Shpresat e Kosovës pranë historisë

Kosova mund të kualifikohet në Europian, pasi përfaqësuesja e 21-vjeçarëve ndeshet sot me Irlandën. Takimi luhet në orën 19:00 në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës. Irlanda është kundërshtari direkt dhe për t’u munduar nga ana e futbollistëve të Kosovës.

Ata renditen në vendin e tretë, vetëm 2 pikë larg Irlandës së vendin të dytë, pozitë kjo e cila të lejon kalimin për më tej. Gjermania është e sigurtë në kryesimin e këtij grupi, ndërsa tashmë pret vetëm emrin e përfaqësueses që do i bashkangjitet për të shkuar më tej.

Tranjeri Rafet Pekrezi ka folur dje për koha “Ditore” dhe thekson se vetëm një lojë kolektive mund ta mposhti Irlandën. Kosova në këto eleminatore ka treguar një paraqitje shumë të kënaqshme, ku 21-vjeçarët gjenden në vendin e tretë, pesë pikë larg nga Gjermania e vendit të parë.

Ndeshja e sotme, është sfida e parafundit për përfaqësuesen e 21-vjeçare, për eleminatoret e kampionatit europian që do të mbahet vitin e ardhshëm. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top