
Kemal Ademi është futbollisti i momentit dhe i shumëkërkuar nga Kombëtaret në Europë. Sipas asaj që ka pohuar vetë menaxheri i tij për “Blick.ch”, interesimet kanë mbërritur nga Shqipëria dhe Kosova.
Kaq ka mjaftuar që media zvicerane të hap artikullin: “Shqiptarët po na vjedhin Kemal Ademin”. Një artikull me tendenc të pastër për të vendosur në lëvizje edhe vetë helvetët.
Por kush është ky futbollist? Bazeli e mori në merkaton e verës dhe pritshmëritë nuk ishin shumë të larta. Largimi i sulmuesit Albian Ajeti në “Premier League” shkaktoi dëshpërim të madh te gjigandët zviceran.
Trajneri Koller i besoi Ademit në këtë pozitë të fushës dhe nga 2 takimet e luajtura me kohë të plotë në kampionatin zviceran, ka shënuar po aq gola
Gjithashtu tundja e rrjetës do të vinte edhe në përballjen e fundit të “Champions League”, në eliminimin me rezultatin 3-1 ndaj Lask. /Shqiperia.ch/