You are here
Home > Kombëtarja > Këngë kundër Kosovës dhe “ferri” presin Hysajn, trajneri i Zvezdës: Do të luftojmë me tifozët

Këngë kundër Kosovës dhe “ferri” presin Hysajn, trajneri i Zvezdës: Do të luftojmë me tifozët

Këngët kundër Kosovës dhe Shqipërisë, kjo është ajo se çfarë pritet në “ferrin” e Beogradit në mbrëmjen e nesërme. Protagonisti i këtij takimi do të jetë Elseid Hysaj, që do jetë titullar nga minuta e parë.

Biletat për këtë ndeshje janë shitur të gjitha përpara kohe, pasi ka pasur një interesim të çmendur për këtë takim. Trajneri i Crevena Zvezdës, është shprehur i gatshëm për të “luftuar” së bashku me tifozët ndaj Napolit.

“Ne jemi gati për ndeshjen që do të zhvillojmë në “Champions League”, jemi të motivuar dhe nuk mund të presim më gjatë. Kam shumë besim te futbollistët dhe një respekt të madh për Napolin. Nuk i frikësohemi askujt, ne do të bëjmë atë që dimë më mirë, të luftojmë me mbështetjen e tifozëve”, ka thënë trajneri i Crevena Zvezdës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top