Nga Italia vijnë lajme jo të mira për mbrojtjen e Atalantës. Stafi teknik pas dëmtimit të Martin Skrtel ka kërkuar një tjetër mbrojtes duke shkëputur marrëdhëniet sllovakun. Edhe pse mbojtësi kishte jo më tepër se tre javë që kishye nënshkruar, Atalantës nuk i hynte në punë një i dëmtuar si Skrtel. Skema klasike e Gasperinit 3-5-2 ka vënë në lëvizje drejtuesit për t’i siguruar trajnerit tre mbrojtësa qendror.
Emri i ri vjen nga Spanja. Simon Kjaer, mbrojtësi i Sevilla, duket se është i preferuari i Gasperinit. Mbrojtësi danez nuk është pershtatur mjaftueshëm tek spanjollët duke pasur pak minuta në këmbë. Megjithatë 30 vjeçari duket si alternativë e mirë për mbrojtjen e Atalantës pas largimit të Skrtel. Nuk dihen ende planet e Gasperinit por të tilla këmbana rrahin gjithmonë e më tepër për Berat Gjimshitin.
Mbrojtësi i Kombëtares ka qenë titullar sezonin e shkuar edhe pse në disa raste ka qenë ai i sakrifikuari për një tjetër mbrojtës. Dyndja e kaq shumë qendërmbrojtësave tek Atalanta hedhë dyshime për qendrueshmërinë e Gjimshitit. Pjesmarrja në grupet e Uefa Champions League, ka nxitur tek Atalanta afrimin e lojtarëve që do të jepnin siguri për skuadrën. Megjithatë planet i takojë trajnerit Gasperi por Atalanta nuk ka blerë shpesh lojtarë për t’i mbajtur në stol./Shqiperia.ch/