You are here
Home > Kombëtarja > Ke ngecur te Anderlehti! Abazaj i përvishet tifozit: Mos plas nga inati, ke kënaqësin të më takosh

Ke ngecur te Anderlehti! Abazaj i përvishet tifozit: Mos plas nga inati, ke kënaqësin të më takosh

Me shumë bujë Kristali i Kombëtares, Abazaj, u transferua nga Luftëtari drejt Anderlehtit. Një kalim me hap gjigandi, sepse i tillë ishte ky futbollist në Superiore.

Realizimet e tij nuk i përsëriste askush tjetër, ndërsa edhe në sezonin aktual, Superiorja vuan për një lojtar të tillë. Megjithatë ambientimi në klubin belg nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë, kjo edhe për vetë dëmtimet që e kanë ndalur lojtarin shqiptar.

Aftësitë e tij i ka treguar me rezervat e Anderlehtit, ndërsa vetëm në ndeshjen e fundit ka realizuar dopietë. Por në këtë moment të vështirë që Abazaj po kalon, e me debutimin që po vonon në ekipin e parë të Anderlehtit, komentet negative në drejtim të Kristalit nuk janë të pakëta.

Për t’iu kundërpërgjigjur një tifozi të tillë, ka menduar vetë futbollisti. Teksa një prej tyre shprehej se Abazaj i ka ngecur në njëfarë mënyre Anderlehtit, vetë lojtari do të shprehej: “Shpresoj të kënaqesh kur të vi momentin im, nuk është larg. Shpresoj të mos plasësh nga inati si shumica, por unë të jap kënaqësinë të flasësh me trajnerin tim e më atë rast më takon edhe mua”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top