You are here
Home > Kombëtarja > Katalanasi i vetëm që ka Shqipëria në përbërje, në garë futet seriozisht ekipi i “La Ligas”

Katalanasi i vetëm që ka Shqipëria në përbërje, në garë futet seriozisht ekipi i “La Ligas”

Shumë oferta ka marrë futbollisti i vetëm katalanas që ka Shqipëria në përbërje, Ivan Balliu. Një sezon të suksesshëm kaloi me Metzin, duke e shpallur kampion në ligën e dytë franceze, për ta kaluar në elitën e “Ligue 1”.

Por aty mbrojtësi kuqezi do t’i jepte edhe lamtumirën kësaj aventure, duke pritur një eksperiencë të re. Ofertat nuk kanë munguar dhe shumë prej tyre ishin nga futbolli anglez. Klubi i WBA dukej të ishte më afër Ivan Balliut, që ta transferonte në merkaton e verës. Në orët e fundit raportohet se është Espanjoli që ka hyrë seriozisht në garë, për të fituar përparësi ndaj WBA-së mbi shërbimet e lojtarit kuqezi.

Ekipi spanjoll kaloi një sezon pozitiv në “La Liga”, teksa siguroi edhe biletën për kualifikueset e “Europa League”, duke u renditur pas vetëm ekipeve më të njohura spanjolle. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top