You are here
Home > Kombëtarja > Kastriot Tushës iu mohua e drejta për të kënduar himnin: Nuk e kuptova zgjedhjen e Gjebreas

Kastriot Tushës iu mohua e drejta për të kënduar himnin: Nuk e kuptova zgjedhjen e Gjebreas

Shqipëria e ka zhvilluar ndeshjen inaguruese në “Air Albania” atje ku ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj Francës. Një festë e vërtetë ishte për gjithë shqiptarët, sidomos me ceremoninë hapëse.

Përgjegjësinë kryesore për drejtimin e saj e kishte Ardit Gjebrea. Por si rrallëherë më parë kur himni këndohet në stadium dhe pa u vendosur në rregjistrim, nuk ishte tenori Kastriot Tusha, por Juliana Pasha. Pikërisht për këtë detaj ka pasur edhe një kritikë të fortë nga ana e Tushës:

“Unë e prisja që Gjebrea të më dërgonte një ftesë, pasi e doja unë që ta këndoja himnin shqiptar ndaj Francës. Më parë më ka ftuar gjithmonë miku im, Armand Duka. Por këtë herë si përgjegjës ishte Gjebrea. E kuptoj këtë modernizimin e muzikës, por prisja që aty dhe në atë moment të ishte një tenor. Nuk e kuptova vendimin e tij”, ka thënë Tusha.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top