You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kastrati tregon prapaskenën e zgjedhjes së Kosovës: Shqipëria më hoqi për 5 minuta

Kastrati tregon prapaskenën e zgjedhjes së Kosovës: Shqipëria më hoqi për 5 minuta

Lirim Kastrati ka rrëfyer së fundmi për mediat në Kosovë, edhe prapaskenën e zgjedhjes së dardanasve. Një sezon me shumë luhatje për këtë sulmues, që deri në periudhën e dhjetorit ishte i pandalshëm me Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në gjysmën e dytë nuk la aspak gjurmë.

Kastrati është shprehur se është larguar nga Shqipëria me shijen më të keqe, pasi doli jashtë planeve të kuqezinjve.

“Përpara se të zgjedhja kombëtaren e Kosovës isha te moshat U17 të Shqipërisë, por nga aty më përjashtuan. Ata më larguan pesë minuta para se të fillonte ndeshja në Durrës. Isha përgatitur dhjetë ditë me ekipin dhe më pas më larguan në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në atë ndeshje kishin ardhur shumë familjarë të mi të më përcjellin, por që trajneri më largoi edhe nga lista e lojtarëve të ftuar dhe nuk e di përse. Përpara se të vendosja për Kosovën më kanë kontaktuar edhe drejtuesit e FSHF-së, por unë tashmë isha i vendosur për zgjedhjen time”, tha Kastrati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top