You are here
Home > Futboll Bota > Kastrati si Memushaj, shqiptarët nuk mbajnë më për tifozët: Ku janë? Na duhen në stadium!

Kastrati si Memushaj, shqiptarët nuk mbajnë më për tifozët: Ku janë? Na duhen në stadium!

Elhan Kastrati ndjek të njëjtën linjë ashtu si edhe Ledian Memushaj te klubi i Pescaras. Gardian kuqezi ka kërkuar më shumë mbështetje nga ana e tifozëve, duke e thënë hapur kërkesën dhe zhgënjimin të marrë disi nga ana e sportdashësve.

Ekipi i tyre po bën një sezon të mirë në Serinë B dhe është kandidate kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian, por një gjë e tillë duket se nuk mjafton për tifozët. Ata e kanë parë klubin e tyre që të mbërrij në Serinë A dhe të rrëzohet sërish, pa mbijetuar në elitë.

Kjo gjë shkakton edhe njëfarë braktisje të skuadrës, pavarësisht se Pescara ndodhet në një moment të mirë. Në një intervistë për “Il Centro”, Kastrati shprehet: “Palermo është në një kategori tjetër, ne duhet të provojm shanset tona për t’u ngjitur në elitë. Ka shumë balancë mes ekipeve, do të luftojmë me shumë skuadra. Unë i them tifozëve se meritojmë shumë më tepër mbështetje në shkallët e stadiumit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sinqerisht e pres këtë, sepse e meritojmë u shpreh”, u shpreh Kastrati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top