You are here
Home > Futboll Bota > Kastrati dëshiron Kroacinë? Nuk përbën problem, Shqipëria ka Myrto Uzunin

Kastrati dëshiron Kroacinë? Nuk përbën problem, Shqipëria ka Myrto Uzunin

Flitet për dy futbollistë shqiptar, të dy të dalë nga Shqipëria për të shkuar në Kroaci, të dy tek i njëjti ekip dhe flasim për të njëjtën moshë. Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, sa shumë të përbashkëta mes tyre, por ndahen në një pikë të vetme, që i distancon aq shumë nga njëri-tjetri.

Lirim Kastrati, “i përkëdheluri” i Lokomotivës së Zagrebit pas golave të realizuar, ka vetëm një ëndërr, të luajë për Kroacinë. E pohuar nga vetë futbollisti në mediat kroate kjo, për të vetmen arsye, pasi Shqipëria dhe Kosova janë në një nivel më të dobët.

Nga ana tjetër, Myrto Uzuni është një futbollist që nuk ka shumë dyshime për të ardhmen e tij. Ai i përket vetëm ngjyrave kuq e zi dhe dëshira e tij më e madhe,është të jetë pjesë e grupit të lojtarëve të Panuçit.
Nga ekipi i Laçit, Uzuni do të shkonte në fillimin e këtij sezoni në Kroaci, duke u preferuar nga trajneri i ekipit kroat gjithmonë si një titullar i padiskutueshëm.

Notat e analistëve të futbollit janë gjithashtu më të larta për Uzunin, ndërsa në ditën e djeshme u vlerësua me notën 7, një nga më të larta në ekipin e Lokomotivës së Zagrebit, megjithëse mesfushori shqiptar ende nuk e ka gjetur rrjetën e parë. Lirim Kastrati? Nuk përbën problem, Shqipëria ka Myrto Uzunin. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top