You are here
Home > Kombëtarja > Karriera e re e Shkëlzen Gashit, në vendin që i mohoi Shqipërinë dhe e ngriti si lojtar

Karriera e re e Shkëlzen Gashit, në vendin që i mohoi Shqipërinë dhe e ngriti si lojtar

Shkëlzen Gashi është larguar përfundimisht nga ekipi i Kolorado Rapids, pas një aventure që nuk shkoi në mënyrën më të mirë për sulmuesin shqiptar. Nisi në mënyrën e duhur, pasi futbollisti kuqezi po mbante të njëjtën ritëm sa i përket shënimit të golave, por sezoni aktual ishte për t’u harruar.

Kjo bëri që drejtuesit e skuadrës në MLS, të mos e mendonin dy herë largimin e Gashit, nisur edhe nga paga e lartë që ai merrte në Amerikë. Tashmë janë mediat zvicerane, ato që shprehen të sigurta për një rikthim të Gashit në këtë kampionat. Ende nuk bëhet e ditur emri i ndonjë ekipi konkret, por rikthimi në Zvicër mbetet pista më e mundshme.

Ajo që duhet kujtuar, është padyshim fakti që në këtë vend, sulmuesi shqiptar u formua si lojtar. Kulmi i tij do të arrinte me Bazelin, atje ku shpeshherë realizonte me skuadrën e njohur, madje duke u shpallur edhe si futbollisti më i mirë. Megjithatë, rëndomtë thuhet se një moment mund të ndryshojë gjithçka. Do të ishte përballja me Zvicrën ajo që do i mohonte edhe Shqipërinë këtij lojtari, që pas atij rasti fatal të humbur në Europianin e Francës, duket se ka nënshkruar edhe kapitullin e mbyllur me Kombëtaren. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top