Qesh mirë, ai që qesh i fundit! Kjo është padyshim shprehja që i shkon përshtat më së miri situatës së sotme, atje ku Juventusi është kualifikuar më tej, pasi ka mundur Atletiko Madridin me rezultatin 3-0.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-0 për spanjollët, ndërsa ajo që mori gjithë vëmendjen e tifozëve, ishte festimi i Simeones. “El Cholo”, zgjodhi mënyrën më të keqe të festimit, duke provokuar hapur tifozët e Juventusit.
Asnjë dënim i rëndë nuk u morr për këtë trajner, derisa “Karma” i dha “shkelmimin” më të madh. Mesa duket ishte e thënë që Simeone të qëndronte në stol dhe të shihte gjithë turpërimin e skuadrës së tij, që i shpëtoi një kualifikim i sigurt në dukje. Ndërkohë rrjetet sociale janë të pamëshirshme, duke ndërruar vendet e Simeones me Alegrin. /Shqiperia.ch/