You are here
Home > Kryefaqja > Kapiteni Ujkani e mohon: Nuk ka përçarje brenda ekipit të Kosovës

Kapiteni Ujkani e mohon: Nuk ka përçarje brenda ekipit të Kosovës

Gardiani i portës dhe njëkohësisht dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, në një pronocim për zona gol, ka hedhur poshtë të gjthë spekulimet se tek ekipi i dardanëve ka filluar përçarja. Këto fjalë dolën sepse disa lojtarë ishin të pakënaqur, pasi kishin humbur vendin e titullarit dhe konkurenca tek kjo përfaqësuese kohë e fundit është rritur ndjeshëm.

“Kemi lojtarë shumë të mirë si Rashica, Zhegrova, Zeneli etj. Nuk është e thënë të luajnë të gjithë nga fillimi. Ndonjëherë dikush duhet të jetë zëvendësues. Mirëpo, kjo nuk ka sjellur ndonjë problem në skuadër” ka thënë Ujkani për “Supersport”

Atmosfera tek përfaqësuesja e Kosovës është shumë e mirë, sidomos me paraqitjet e tyre në “Ligën e Kombeve” dhe fitorja në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faraoe.Ndeshje këto që kanë rikthyer optimizmin e ekipit. Duhet vënë në dukje se Kosova gjendet në vendin e parë në grupin D, me 4 pikë të grumbulliara në dy ndeshje. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top