
Kapiteni legjendar i Shqipërisë, ashtu siç quhet nga të gjithë tifozët e Kombëtares, Lorik Cana, na tregon pak nga e ardhmja e tij.
Në një intervistë për mediat franceze, Cana është shprehur se do të nisë së shpejti karrierën si drejtuesi i një klubi, ndërsa dëshira më e madhe aktuale, është një rikthim në Francë.
Te Marseja në kohën kur legjenda e Kombëtares gjendej atje, ishte një idhull për tifozët, duke pasur përkrahjen e gjithë ambientit sportiv. Madje, ajo dashuri për Canën vazhdon edhe sot e kësaj ditë, pasi tifozët e klubit francez, nuk e kanë parë më skuadrën në nivele të larta, që pas largimit të ish-futbollistit shqiptar.
Cana nuk e mohon, përkundrazi, shprehet se dëshira e tij e madhe është që në të ardhmen të ketë një post drejtues tek ai ekip që i ka dhuruar aq shumë në karrierën e tij.
“Unë jam gati të fillojë karrierën time si një drejtues, për të pasur si eksperiencë për vitet e ardhshme. Më pas do të shohim nëse do të më pëlqej. Nëse do të rikthehet me një rol drejtuesi te Marseja? Do të më pëlqente shumë kjo gjë”, u shpreh Cana. /Shqiperia.ch/