
Mërgim Mavraj po kalon një nga periudhat më të vështira të karrierës. Menjëherë pasi Ingolshtadi ra në Ligën e Tretë në Gjermani, u mendua largimi i menjëhershëm i mbrojtësit shqiptar në merkaton e verës.
Kjo pasi kapiteni i Shqipërisë nuk mundet të luajë në ato nivele të ulëta, pasi do të humbiste shumë pikë. Por ndërkohë gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta, me moshën dhe dëshmitë e fundit në karrierë, që i bën skuadrat në Gjermani të stepen për transferimin e Mavraj.
Hipoteza e parë ishte rikthimi i këtij lojtari te Greuther Furth, skuadër kjo e cila ka ndodhet në Ligën e Dytë të Gjermanisë dhe është një hap larg Bundesligës. Por sipas mediave gjermane, shifra e transferimit për të marrë Mavrajn është e shtrenjtë dhe që i bën drejtuesit e Greuther Furthit të largohen.
E për sa para flitet? 350.000 euro! Qesharake duket në pamje të parë, pasi flitet për kapitenin e Kombëtares dhe që ka një eksperiencë të jashtëzakonshme. Megjithatë futbollisti 33-vjeçar do t’i duhet të përballet me një moment të vështirë, derisa të siguroj kalimin e duhur në merkaton e verës. /Shqiperia.ch/