
Nxitimi për të qenë i pari në lajm, të bën të jesh edhe…i fundit! Mërgim Mavraj është bërë “grek”, kështu janë shprehur mediat në Shqipëri, së fundmi, duke iu referuar një pajisje të kapitenit të Kombëtares, me pasaportën greke.
Shumë shpjegime se përse i nevojitet një pasaportë e tillë futbollistit, kur në fakt Mavraj as që kishte aplikuar për një të tillë. Në një prononcim për “Top Channel”, mbrojtësi i Arisit është shprehur se fotografimi i një pasaporte greke, ka qenë një nga shakatë e tij të radhës, ndërsa flitej për dokumentin e Mihajt.
“Ka qenë një nga shakatë që bëj shpesh nëpër rrjetet sociale. Pasaporta greke nuk ishte e imja, por e lojtarit më të ri të kombëtares, Enea Mihaj, me të cilin u takuam në aeroport kur po vinim për ndeshjen miqësore me Jordaninë. Unë vazhdoj të kem pasaportën gjermane dhe shqiptare sigurisht”, shprehej Mavraj. /Shqiperia.ch/