
Keidi Bare kaloi në ekipin e Malagas, me përfundimin e sezonit të shkuar. Fillimisht spanjollët do ia bënin të qartë kapitenit të Shpresave tona, se fillimisht duhej të kalonte në ekipin e të rinjve.
Ashtu edhe ndodhi, por duke parë përkushtimin e madh në stërvitje dhe formën që Bare po tregon, Malaga e ka thirrur shqiptarin në ekipin e parë. Këtu nuk po flasim vetëm për stërvitje, por ekipi spanjoll e ka marrë futbollistin edhe në prezantimin zyrtar të klubit.
Kështu, në fotografimet e fanellave që ekipi i parë i Malagas ka bërë së fundmi, pjesë e saj ishte edhe mesfushori 21-vjeçar. Duke parë mungesat e shumta që ka skuadra spanjolle, janë thirrur disa elemente që konsiderohen të rëndësishëm nga akademia dhe që mund të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat. /Shqipëria.ch/