You are here
Home > Kombëtarja > Kapiteni i Shpresave me Malagan sa për fotografitë me fanellat, luan me skuadrën e dytë

Kapiteni i Shpresave me Malagan sa për fotografitë me fanellat, luan me skuadrën e dytë

Keidi Bare u largua në ekipin e Malagës në fundin e sezonit që lamë pas, duke ndërmarrë një aventurë të re, ndërsa për shumë kohë ishte pjesë e Atletiko Madridit.

Ende një mister mbetet nëse spanjollët po e llogarisin kapitenin e shpresave për ekipin e parë, apo për të ndihmuar vetëm skuadrën e tyre të dytë. Disa ditë stërvitje dhe prezantimi i fanellave zyrtare të skuadrës, ka qenë me ekipin e parë për Keidi Baren.

Megjithatë kur bëhet fjalë për fushën e lojës, atëherë mesfushori shqiptar luan me të rinjtë. Këta të fundit kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Atletico Malagueno, ndërsa Bare ka debutuar nga minuta e parë, duke u larguar nga fusha e lojës me fillimin  e pjesës së dytë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top