You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kapiteni i parë i Kosovës, Reshkaj kujton Haitin: Na erdhën te hoteli autobuza vetëm me tifozë!

Kapiteni i parë i Kosovës, Reshkaj kujton Haitin: Na erdhën te hoteli autobuza vetëm me tifozë!

Data 5 mars është historike për futbollin kosovar, pasi pesë vite më parë përfaqësuesja e Kosovës luajti miqësoren e saj të parë përballë Kombëtares së Haitit. Një ndeshje kjo që përfundoi me rrjeta të paprekura, por përtej rezultatit, dardanasit atë ditë nisën të shkruanin edhe historinë e përfaqësueses së tyre.

Por sa e rëndësishme ishte kjo sfidë për Kosovën? Kapiteni i dardanasve aso kohe, Anel Reshkaj, në një intervistë për “IndeksiOnline”, ka rrëfyer emocionet e kësaj përballje duke e përjetuar edhe si lideri i parë i pêrfaqësueses së Kosovës. Ai shprehet se përjetoi një emocion i veçantë, pasi çdo kush e priste me padurim që Kosova të zhvillonte një ndeshje miqësore. Reshkaj gjithashtu veçoi faktin se atmosfera që ishte në Kosovë, qe tepër e zjarrtë dhe se nuk kishte fjalë për të përshkruar emocionet që kishin sportëdashësit dardanas.

“Është një ditë që nuk harrohet lehtë. Pas shumë viteve pritje ajo ndeshje ishte e para zyrtare. Ka pasur shumë emocione dhe shumë kujtime në atë ditë. Përkrahja ishte fantastike. Më kujtohet në hotel herët në mëngjes erdhën disa autobusa me tifozë. Pastaj rrugët për Mitrovicë ishin të bllokuara me tifozë. Atmosfera në stadium ishte fantastike” , u shpreh mes të tjerash ish kapiteni i Kosovës, Anel Reshkaj./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top