
Izraeli dhe Shqipëria do të ndeshen në ditën e nesërme për Ligën e Kombeve, një format i ri ky që duhet të shfyrtëzohet në maksimum nga Kombëtaret e vogla.
Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë, kapiteni i Izraelit, Bibras Natkho është shprehur se te kuqezinjtë nuk ka ndonjë lojtarë specifikë nga i cili duhet të kenë kujdes, ndërsa shprehet se i dinë të gjitha pikat e forta dhe të dobëta kundërshtarit.
“Jam shumë i kënaqur që jam kapiteni I Izraelit. Tashmë ne e kemi nisur punën me tranjerin e ri dhe mezi po e pres ta nis takimin e nesërm e që të jem kapiteni i Izraelit. Tani jemi të përgatitur, do dëgjojmë ç’do na thotë tranjeri, do kapim pikat e dobëta të Shqipërisë dhe aty do të sulmojmë më shumë. Çdo ndeshje që do të luajmë do të jetë e vështirë dhe ne do bëjmë maksimumin.
Nuk kemi një emër specifikë për të thënë se cili futbollist i Shqipërisë është më i rrezikshëm, por ne dimë çdo pikë të fortë dhe të dobët të kundërshtarit. Ne kemi ardhur me shpresën që do fitojmë 3 pikët dhe të shohim si do të jetë ecuria”, ka thënë Bibras Natkho. /Shqipëria.ch/