You are here
Home > Futboll Bota > Kapiteni i Fiorentinës thërret për Shqipërinë: Italia më solli këtu, pres ftesën nga U-21

Kapiteni i Fiorentinës thërret për Shqipërinë: Italia më solli këtu, pres ftesën nga U-21

Erald Lakti është futbollisti shqiptar i cili mban shiritin e kapitenit te të rinjtë e Fiorentinës. Në këtë skuadër shihet si talenti me potencialin më të madh, ndërsa trajneri Montela e thirri në skuadrën e parë për takimin e fundit që luajti në sezonin e shkuar ky ekip në Seria A.

Tashmë pritet që Lakti të bashkohet sërish me ekipin e parë të FIorentinës, por këtë që të jetë si zgjedhje përfundimtare e Montelës. Shanset janë realisht të mëdha, ndërsa janë kryer edhe testet mjekësore. Ndërkohë në një prononcim për “Panorama Sport”, Lakti shprehet se mbetet në pritje të ftesës nga Shqipëria e Alban Bushit.

“Kam qenë pjesë e U-17 dhe U-19, ndërsa tani pres ftesë nga ekipi U-21. Gjithmonë me synimin për të bindur Kombëtaren A, për të qenë sa më shpejt pjesë e saj. Italia? Është vendi ku jam rritur dhe që më ka ofruar kushtet për të arritur në këto nivele ku jam sot. Mirëpo, unë gjithmonë do të kem gjakun shqiptar.

Nëse do të ekzistojë një pyetje nga kombëtarja e Italisë, gjë të cilën nuk e kam menduar asnjëherë pasi nuk më ka ardhur një ftesë, them se do ta mendoj gjatë. Do ta mendoj gjatë dhe së bashku me prindërit do të merrja një vendim. Idhulli? Gatuzo”, ka thënë Lakti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top